×
  • Lajme
  • Lajme

    Albin Kurti shkarkon këshilltarin e tij pas deklaratave për UÇK-në

    Reporteri
    25 Prill 2020 | 15:09

    Kryeministri i Kosovës,  Albin Kurti ka bërë të ditur se ka liruar nga detyra këshilltarin e tij Shkëlzen Gashi.


    Kurti ka thënë se deklaratat e Gashit, patën pasoja shpërqendruese nga puna  e qeverisë në detyrë, shkruan Reporteri.

    Sipas Kurtit  është më mirë që debatin në të cilin është përfshirë ai të mos e bëjë nga pozita e këshilltarit të tij.

    Megjithatë, Kurti ka thënë se e çmon Gashin për mendimin kritik.

    Njoftimi i plotë:

    Sot e kam takuar dhe më pas e kam liruar nga detyra këshilltarin tim politik, z. Shkëlzen Gashi.

    Disa deklarata të djeshme të tij patën pasoja shpërqendruese nga puna e mirë e qeverisë në detyrë. Konsideroj që është më mirë që debatin në të cilin është përfshirë ai të mos e bëjë nga pozita e këshilltarit tim.

    E falenderoj për kontributin e dhënë. E çmoj për mendimin kritik. Ka aq shumë gjëra për të cilat pajtohemi në të tashmen, ka edhe të atilla për të cilat nuk pajtohemi nga e kaluara. Z. Gashi nuk është një bashkëbisedues i lehtë. Nga kjo vështirësi kam mësuar.

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!