×
  • Lajme
  • Lajme

    Albin Kurti shkon në Turqi dhe fotografohet në xhami

    Reporteri
    20 Qershor 2019 | 21:52

    Lideri i Lëvizjes Vetëvendosje, Albin Kurti ka pasur takime të shumta gjatë kohës sa qëndroi në Turqi.


    Përpos takimeve politike, ai pati rastin të vizitojë edhe një institucion fetar.

    Në disa foto, të siguruara nga “Indeksonline”, ai shihet në njërën prej xhamive të Turqisë.

    Ndryshe, Kurti së bashku me disa bashkëpartiakë të tij kanë zhvilluar takime me liderë të partive të mëdha në Turqi si dhe me kryeparlamentarin që ka preardhje shqiptare nga Gjevgjelia, Mehmet Shentop.

    Ata vizituan edhe varrin e veprimtarit të çështjes kombëtare Sami Frashëri, me rastin e 115 vjetorit të vdekjes së tij. Varri i Sami Frashërit dhe gruas së tij gjendet në qytetin e Ferikoy.

    Kurti, poashtu, është takuar me studentë nga të gjitha trevat shqiptare që studiojnë në universitetet turke.

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2024. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!