×
  • Lajme
  • Lajme

    Albin Kurti takohet me ambasadorin e Shqipërisë

    Reporteri
    10 Maj 2021 | 12:40

    Sot, Kryeministri i Republikës së Kosovës, Albin Kurti, priti në zyrën e tij ambasadorin e Shqipërisë në Kosovë, Qemal Minxhozi.


    Ambasadori Minxhozi e falënderoi kryeministrin Kurti për vendimin që mori Qeveria në mbledhjen e fundit me propozim të Ministrisë së Punëve të Brendshme, për t’i liruar nga obligimi për pajisje me leje pune afatshkurtër shtetasit e Republikës së Shqipërisë.

    Ky vendim, i cili është zvarritur për shumë vite nga qeveritë e kaluara, ua lehtëson qytetarëve shqiptarë jashtëzakonisht qëndrimin në Kosovë.

    Kryeministri Kurti dhe ambasadori Minxhozi u dakorduan që duhet vazhduar me shembuj të tjerë të këtij bashkëpunimi edhe në të ardhmen e afërt.

    Shtetet dhe qeveritë tona duhet dhe do të angazhohen për të mirën e përbashkët të qytetarëve tanë.

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!