Kandidati i Lëvizjes Vetëvendosje, Albin Kurti, ka folur pasi që partia e tij po del si parti e parë pas më shumë se 50 % të votave të numëruara.
Ai ka thënë se çelësi i suksesit ishte populli, që sipas tij vendosën ta shpëtojnë popullin.
“Ka ndodh ndryshimi demokratik, kur opozita bëhet qevei e ardhshme. Opozita ka fitu në Kosovë dhe kësaj fitore i prinë Vetëvendosje. Opozita do të ngadhënjejë dhe këtij ndryshimi i prine VV dhe do t’i prijë VV”, tha Kurti në Dukagjin, shkruan Reporteri.net.
I pyetur se a e ka uruar ndonjë nga rivalët politik, ai ka thënë se jo.
“Jo, ende jo”, ka pohuar Kurti.
Ai ka thënë se si kryeministër i ardhshëm preferoj që qeveria e ardhshme pret të jetë stabile.
“E shoh partner LDK-në dhe duhet sa më parë që të fillojnë bisedimet për koalicionin e ardhshëm të legjislaturës. Sonte nuk do t’i thërras, por nesër menjëherë”, ka thënë Kurti. /Reporteri.net/.
Reporteri.net është gazetë online e lajmeve nga vendi dhe bota. Qëllim kryesor ka informimin e drejtë, të paanshëm dhe të shpejtë. Reporteri.net, në pronësi të “R Media L.L.C.”, është themeluar në mars të vitit 2019 dhe drejtohet nga gazetarët Bekim Kabashi dhe Mentor Gjergjaj.
E-Mail: info@reporteri.net
Marketing: marketing@reporteri.net
Adresa: Rr. UÇK, Nr. 102/11 10000 Prishtinë, Kosovë
© Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.