Kandidati për kryeministër nga Vetëvendosja, Albin Kurti, gjatë vizitës së tij në Britaninë e Madhe ka takuar edhe Ministrin e Shtetit për Evropë dhe Amerikë, Christopher Pincher.
Ai tha se me të ka biseduar për bashkëpunimin ndërkombëtar dhe ekonomik në mes të dy shteteve, njofton Klan Kosova.
Kurti shkroi se Pincher ka uruar për rezultatin dhe suksesin e zgjedhjeve të 6 tetorit.
“Sot në kuadër të takimeve në qeverinë britanike takova Ministrin e Shtetit për Evropë dhe Amerikë, z. Christopher Pincher. Biseduam për bashkëpunimin ndërkombëtar dhe ekonomik midis Republikës së Kosovës dhe Mbretërisë së Bashkuar. Falënderova Ministrin Pincher për mbështetjen e shtetit të tij dhe ndihmën për vendin tonë në luftë e në paqe, për liri e pavarësi, si dhe për zhvillim, siguri, drejtësi e demokratizim. Ai na uroi për rezultatin dhe suksesin në zgjedhjet e 6 tetorit dhe shprehu gatishmërinë e interesimin për të vazhduar e intensifikuar raportet midis dy shteteve tona me t’u formuar qeveria e re”, ka shkruar Kurti.
Ndryshe, përveç Kurti, edhe Vjosa Osmani është jashtë vendit dhe po zhvillon takime në SHBA, transmeton Reporteri.net.
Reporteri.net është gazetë online e lajmeve nga vendi dhe bota. Qëllim kryesor ka informimin e drejtë, të paanshëm dhe të shpejtë. Reporteri.net, në pronësi të “R Media L.L.C.”, është themeluar në mars të vitit 2019 dhe drejtohet nga gazetarët Bekim Kabashi dhe Mentor Gjergjaj.
E-Mail: info@reporteri.net
Marketing: marketing@reporteri.net
Adresa: Rr. UÇK, Nr. 102/11 10000 Prishtinë, Kosovë
© Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.