×
  • Lajme
  • Lajme

    Albin Kurtit i shkojnë në zyrë Bekim Jashari dhe Halil Kastrati

    Reporteri
    06 Prill 2021 | 20:14

    Kryeministri i Republikës së Kosovës, Albin Kurti, priti në zyrën e tij kryetarin e komunës së Skenderajt, Bekim Jasharin, bashkë me humanistin, Halil Kastrati.


    Kryetari Jashari uroi kryeministrin Kurti për marrjen e detyrës si dhe për ndërtimin e institucioneve të dala nga zgjedhjet e 14 shkurtit. Kryetari Jashari shprehu vullnetin për vazhdimin e bashkëpunimit duke vënë në rend të parë interesin shtetëror.

    Kryeministri Kurti e falënderoi kryetarin Jashari për urimet dhe riktheksoi përkushtimin për forcimin e bashkëpunimit mes pushtetit qendror dhe lokal.

    “Kreu i ekzekutivit bashkë me të parin e komunës biseduan mes tjerash edhe për koordinimin e veprimeve, me qëllim të përballimit të situatës së krijuar si pasojë e pandemisë COVID-19”, njofton Zyra e Kryeministrit.

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2024. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!