
Ka filluar protesta e thirrur nga Partia Socialdemokrate, për të kundërshtuar rritjen e çmimit të energjisë elektrike në Kosovë.
“Krejt dhe padrejtë” është një nga slloganet që qytetarët po mbajnë në duar për të kundërshtuar rritjen e çmimit të rrymës, shkruan Reporteri.net.
Qytetarët kanë kërkuar nga Qeveria që të mos lejojë shtrenjtimin e rrymës.
Një nga ta ka kritikuar kryeministrin Kurti duke thënë se çmimi i rrymës është i papërballueshëm.
“Tërhiqe vendimin ose në zyrë kom me të ardhë”, dëgjohet duke thënë ai.