×
  • Lajme
  • Lajme

    Vetëvendosje kërkon dorëheqjen e Selim Selimit pas skandalit me këshilltarin e arrestuar për drogë

    Reporteri
    06 Tetor 2020 | 10:12

    Nga Lëvizja Vetëvendosje kanë reaguar pas lajmit se Ministri i Drejtësisë, Selim Selimi ka punësuar si këshilltar Enis Qerkën që ishte arrestuar pasi që ishte kapur me 113 kilogramë drogë.


    Ish ministrja e Drejtësisë, Albulena Haxhiu ka kërkuar dorëheqjen e ministrit aktual të këtij dikasteri, Selim Selimi.

    Ajo ka thënë se në një shtet normal, ministri Selimi do të duhej të jepte dorëheqje, ngase sipas saj qysh para emërimit ai e ka ditur për të kaluarën e tashmë ish këshilltarit të tij.

    Reagimi i plotë:

    Në gazetën koha ditore sot u raportua që i arrestuari për 113 kg drogë, është bërë këshilltar i jashtëm i Ministrit të Drejtësisë, z.Selim Selimi.

    Për këtë në secilin shtet normal, Ministri do të duhej të jepte dorëheqje.
    Sot, Ministri që këshillohej nga ai që ishte zënë me 113 kg drogë, paska thënë që pas raportimit në medie e ka liruar nga detyra këshilltarin. Pra meqë mediat paskan raportuar se përndryshe as nuk do të bëhej fjalë për lirimin e tij.
    Si ka mundësi që vendos nënshkrimin për një këshilltar që nuk e di se kush është?
    Në faqen e Ministrisë së Drejtësisë janë vendimet për këshilltarët tjerë por jo edhe për këtë. Kjo vërteton që Ministri e ka ditur por nuk u thotë JO atyre që e kanë vendosur në krye të Ministrisë!

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!