×
  • Lajme
  • Lajme

    Albulena Hahxhiu: Thaçi dukej në siklet të madh, kërcënimin e bëri duke iu dridhur zëri

    Reporteri
    29 Prill 2020 | 23:36

    Ministrja në detyrë e Drejtësisë, Albulena Haxhiu, ka reaguar pas deklarimeve të presidentit të Kosovës, Hashim Thaçi, për partinë e saj, Lëvizjen Vetëvendosje.


    Thaçi sot ka mohuar se e ka sjellë deputetin Behgjet Pacolli me veturë nga Shqipëria, teksa VV’në e quajti ndërmarrje kriminale.

    Thaçi ka reaguar pasi ushtruesi i detyrës së Ministrit të Punëve të Brendshme dhe Administratës Publike, Xhelal Sveçla, tha se Presidenti i Kosovës mbrëmë ka kaluar kufirin për në Shqipëri dhe për këtë nuk është njoftuar Protokolli i shtetit.

    Sveçla ka hedhur dyshime se presidenti Hashim Thaçi mund ta ketë futur mbrëmë deputetin Behgjet Pacollin në Kosovë, teksa ka deklaruar se nëse Thaçi e ka takuar Pacollin, edhe ai do t’i nënshtrohet karantinës ose vetizolimit.

    Haxhiu, nëpërmjet një shkrimi në Facebook, ka thënë se Thaçi dukej në siklet të madh.

    Sipas saj, edhe kërcënimin e bëri me zë të dridhur.

    “Thaçi dukej në siklet të madh, edhe kërcënimin e bëri me zë të dridhur!”, ka shkruar ajo.

    https://www.facebook.com/hapeporten/posts/3601761743227924

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!