×
  • Lajme
  • Lajme

    Albulena Haxhiu del sërish kundër Konjufcës për koalicionin me PDK-në

    Reporteri
    25 Dhjetor 2020 | 17:35

    Anëtarja e Kryesisë së VV-së, Albulena Haxhiu tha se as që e kanë diskutuar në parti se a do të mund të kenë koalicion me PDK-në, LDK-në, apo AAK-në.


    Ajo tha se ende nuk kanë vendosur se a do të kenë bashkëpunim me Vjosa Osmanin para apo pas zgjedhjeve.

    “Ende nuk e kemi vendosur se a do të kemi para apo pas koalicion me zonjën Osmanin”, tha Haxhiu në Kanal10.

    Ndërsa bëri të ditur se nëse nuk i kanë votat e mjaftueshme, atëherë pas zgjedhjeve synimi i tyre është të diskutojnë mundësinë për koalicion me grupet që i përfaqësojnë pakicat në Kuvend.

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!