×
  • Lajme
  • Lajme

    Albulena Haxhiu e pranon detyrën e ministres në ora 13:00

    Reporteri
    23 Mars 2021 | 8:34

    Albulena Haxhiu e pranon detyrën si Ministre e Drejtësisë sot në ora 13:00.


    Kështu është bërë e ditur përmes një komunikate që kanë nisur për media nga Ministria e Drejtësisë.

    “Sot, më datë 23 Mars 2021, do të bëhet pranim –dorëzimi i detyrës ministrore në Ministrinë e Drejtësisë. Ceremonia e pranim-dorëzimit të detyrës do të mbahet në ora 13:00, në Ministri të Drejtësisë, objekti ish Rilindja, kati IX”, thuhet në njoftim.

    Po sot edhe kryeministri Albin Kurti do të pranojë zyrtarisht detyrën nga Avdullah Hoti.

    Kujtojmë se dje u zgjodh Qevereia Kurti 2, pasi mori 67 vota të deputetëve. /Reporteri.net/.

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!