×
  • Lajme
  • Lajme

    Albulena Haxhiu e VV-së flet për ofertën e re që i kanë bërë LDK-së

    Reporteri
    14 Janar 2020 | 13:26

    Nënkryetarja e Lëvizjes Vetëvendosje, Albulena Haxhiu, bërë të ditur se i kanë dërguar ofertë të re LDK-së, por nuk ka dashur ta komentojë se për çfarë konkretisht bëhet fjalë.


    Ajo thotë se pas ofertës LDK-ja duhet ta thërras Këshillin Drejtues e ta shqyrtojë ofertën e më pas ta ftojë liderin tonë për takim, i cili duhet të ndodhë sa më shpejt.

    “Ne kemi përkushtim ë madh për këtë koalicion siç kemi thënë e vepruar. Shpresoj që LDK do ta pranon ofertën tonë në mënyrë që ti hapet rrugë krijimit të qeverisë së Republikës së Kosovës. Partner tjetër nuk do të kemi, përveç bashkëpunimit me partitë e minoriteteve. Sa i përket PAN tash parti të ndara ne nuk do të kemi bashkëpunim, pra alternativa e dytë janë zgjedhjet e jashtëzakonshme, që për Vetëvendosjen nuk janë të pranueshme pasi vendi po kalon në situata problematike. Nëse shkojmë të ky version, jemi të detyruar ta bëjmë një gjë të tillë”, ka deklaruar ajo për EkonomiaOnline.

    Haxhiu beson se do të ketë shpejt takime mes kryetarit të VV-së dhe atij të LDK-së.

    “Presim që ata ta thonë fjalën e tyre e pastaj të shohim se si do të shkojë tutje. Unë besoj që takimi do duhej të kishte. Duke marrë parasysh buxhetin e proceset e tjera. Unë besoj që do të ketë shpejt takime pasi që ne jemi të interesuar që mos të zgjasim më shumë.

    Vendi ballafaqohet me shumë probleme ne duhet të veprojmë më shpejt”, thotë ajo.

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!