×
  • Lajme
  • Lajme

    Albulena Haxhiu intervistohet nga Prokuroria Speciale për rastin e mostrave të Deharit

    Reporteri
    20 Shkurt 2023 | 13:20
    Ministrja e Drejtësisë, Albulena Haxhiu

    Ministria e Drejtësisë e ka konfirmuar se ministrja Albulena Haxhiu është intervistuar me 18 janar, lidhur me rastin e zhdukjes se mostrave te Astrit Deharit.

    Këtë e ka konfirmuar këshilltarja politike e ministres, Berita Abazi.

    “Po me 18 janar është intervistuar ministrja Haxhiu, lidhur me rastin e zhdukjes se mostrave te Astrit Deharit. Nuk është intervistuar sot por me datë 18 janar, ashtu siç edhe ka njoftuar në medie më herët. Kryeprokurori i është referuar këtij intervistimi” , tha Berita Abazi këshilltare politike e ministres Haxhiu për Express.

    Por, lidhur me rastin Dehari, ditën e nesërme nga Prokuroria Speciale do të intervistohet edhe deputeti Haki Abazi.

    Një gjë të tillë e ka konfirmuar vetë ai, derisa ka shtuar se intervistimi do të ndodhë në ora 10:00.

    Kurse, Avokati Tomë Gashi ka konfirmuar se në cilësinë e përfaqësuesit juridik të familjes Dehari ka bërë kërkesë që të marrë pjesë gjatë marrjes në pyetje të tij në Prokurori. /Reporteri.net/

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!