×
  • Lajme
  • Lajme

    Albulena Haxhiu për revokimin e fletë arrestit: Radojçiq mund të ketë bashkëpunuar me shqiptarë

    Reporteri
    01 Mars 2021 | 23:58

    Anëtarja e kryesisë së Lëvizjes Vetëvendosje, Albulena Haxhiu, gjersa e ka komentuar rastin e revokimit të fletë arrestit të nënkryetarit Milan Radojçiq, i dyshuar për vrasjen e politikanit Oliver Ivanoviq, ka thënë se mund t’i ketë bërë favor ndonjë eksponenti shqiptar.


    Haxhiu, e ftuar në emisionin ‘dPt te Fidani’ në T7, ka thënë se për subjektin politik të cilën kjo e përfaqëson, kjo çon në dyshimet që ai e ka marrë revokimin si “shpërblim” ndaj ndonjë favori që i është bërë ndonjë eksponenti shqiptar. Ish-ministrja e Drejtësisë, së këndejmi, ka përmendur edhe takimin e Radojçiqit me kreun e AAK’së, Ramush Haradinajn, shkruan Gazeta Express.

    “Për VV kjo çon tek dyshimet se ky (Radojçiq) po merr shpërblim për ndonjë favor që ka bërë, qoftë me eksponentë shqiptarë. Ju e dini se z. Haradinaj e ka pasë në zyrë Radojçiqin”, ka deklaruar ajo në T7.

    Përveç kësaj, Haxhiu e ka akuzuar shefin e Listës Serbe për, siç e quan ajo, “terrorizim” të komuniteteve jo-shumicë në Kosovë.

    “…I cili për vite me radhë e ka mbajtur në terror vendin tonë dhe ka terrorizuar të gjitha komunitet pa dallim e përjashtim, është përfshirë në afera shumë të rënda kriminale, po ashtu është edhe i dyshuari kryesor për vrasjen e Ivanoviqit”, ka shtuar ajo.

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2024. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!