×
  • Lajme
  • -->
    Lajme

    Albulena Haxhiun shkon në takimin e Presidentit me partitë

    Reporteri
    22 Prill 2020 | 16:40

    Krerët e partive politike në vend u janë përgjigjur ftesës së presidentit të vendit, Hashim Thaçi, për takim konsultativ lidhur me gjendjen politike në vend.


    Në takim është parë duke shkuar edhe Ministrja në detyrë e Drejtësisë, Albulena Haxhiu, e cila pritet që në takimin me presidentit të përfaqësojë Lëvizjen Vetëvendosje, shkruan Reporteri.net.

    Takimi mes liderëve të partive politike dhe presidentit Thaçi që pritet të nis në orën 16:30, do të mbahet për biseduar lidhur me gjendjen politike, konkretisht çështjen e mandatarit pas refuzimit që VV t’ia dërgoi emrin.

    Kujtojmë se presidenti Thaçi gjatë ditës së sotme ia ka dërguar edhe letrën e pestë kreut të VV-së, Albin Kurti, pasi që ky i fundit ka refuzuar ta dërgojë emrin e mandatarit. /Reporteri.net

    Shpërndaje:
    -->
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!