×
  • Lajme
  • Lajme

    Albumi i shkollave dhe çerdheve të zbrazëta – 13 fotografi nga Kushtrim Tërnava

    Reporteri
    16 Prill 2020 | 22:05
    © Reporteri.net / Foto: Kushtrim Tërnava

    Ka më shumë se një muaj që kur të gjitha institucione edukativo-arsimore në Kosovë janë të mbyllura, si masë parandaluese për përhapjen e pandemisë COVID-19, e njohur si Coronavirus.


    Gazeta Online “Reporteri.net” në bashkëpunim me fotografin e njohur Kushtrim Tërnava, në kuadër të një serie albumesh me fotografi që pasqyrojnë përballjen e vendit me pandeminë COVID-19, sonte sjellim imazhe të shkollave të cikleve të ndryshme, të zbrazura, përfshirë edhe çerdhet për fëmijë.

    Në këto fotografi të shkrepura nga fotografi Kushtrim Tërnava, ju mund të shihni gjendjen, nga jashtë, të disa objekteve edukativo arsimore, që tash e disa javë qëndrojnë të mbyllura.

    Fotografitë e mëposhtme janë shkrepur gjatë ditës së enjte në Fushë Kosovë.

    Oborre e fusha sportive të shkollave fillore e të mesme, kënde të lojërave për fëmijë të çerdhe, sikurse edhe objektet e tyre, në brendi, kanë mbetur të zbrazura, në të gjithë Kosovën, sikurse edhe në Fushë Kosovë, qysh ditën kur në vendin tonë u konfirmuan rastet e para me Coronavirus, majin e shkuar.

    © Reporteri.net / Foto: Kushtrim Tërnava
    © Reporteri.net / Foto: Kushtrim Tërnava
    © Reporteri.net / Foto: Kushtrim Tërnava
    © Reporteri.net / Foto: Kushtrim Tërnava
    © Reporteri.net / Foto: Kushtrim Tërnava
    © Reporteri.net / Foto: Kushtrim Tërnava
    © Reporteri.net / Foto: Kushtrim Tërnava
    © Reporteri.net / Foto: Kushtrim Tërnava
    © Reporteri.net / Foto: Kushtrim Tërnava

    Krejt çka ka mbetur në oborret e këtyre objekteve mësimore janë edhe disa kazanë mbeturinash si këto në fotografitë e mëposhtme. Bile edhe ato të zbrazura.

    Sikurse, edhe drutë e paluara, të cilat mbetet të digjen për tu ngrohur dimrin e ardhshëm, dhe disa trupa lisash që janë mbushur me gjethe pranvere e grafite në mure që përveç tjerash përcjellin mesazhe dashurie.

    © Reporteri.net / Foto: Kushtrim Tërnava
    © Reporteri.net / Foto: Kushtrim Tërnava
    © Reporteri.net / Foto: Kushtrim Tërnava
    © Reporteri.net / Foto: Kushtrim Tërnava

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!