×
  • Lajme
  • Lajme / Kryetari i AKK-së

    Aliu demanton VV-në: Katër komunat veriore janë pjesë e Asociacionit të Komunave të Kosovës

    Reporteri
    11 Tetor 2024 | 10:03

    Kryetari i Asociacionit të Komunave të Kosovës, Agim Aliu, ka demantuar përfaqësuesit e VV-së, të cilët po pretendojnë anëtarësimin e komunave veriore në këtë institucion.

    Ai ka bërë me dije se katër komunat veriore janë anëtare të Asociacionit të Komunave të Kosovës.

    Në profilin e tij në “Facebook”, Aliu ka shkruar se këto komuna paguajnë edhe anëtarësinë në AKK.

    “Katër komunat veriore janë pjesë e Asociacionit të Komunave të Kosovës. Për hir të informimit të drejtë të qytetarëve, si Kryetar i Asociacionit të Komunave të Kosovës, njoftoj se katër komunat veriore janë pjesë e Asociacionit të Komunave të Kosovës, tre prej tyre janë pjesë qysh më herët e së fundmi, pjesë e saj është edhe Komuna e Mitrovicës së Veriut, ku paguajnë gjithashtu anëtarësinë në AKK, andaj çdo përpjekje për ta mohuar e shtrembëruar këtë fakt, paraqet propagandë, shpifje të ulët, që nuk i kontribuon asgjë interesit të qytetarëve”, ka shkruar Aliu.

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!