×
  • Lajme
  • Lajme

    Ambasada Amerikane e mirëpret pezullimin e dekretit të Presidentit Thaçi

    Reporteri
    02 Maj 2020 | 18:27

    Ambasada amerikane në Prishtinë ka mirëpritur vendimin e Gjykatës Kushtetuese, e cila pezulloi dekretin e presidentit Hashim Thaçi për mandatarin deri më 29 maj.


    Këtë vendim e mirëpritën politikanët në Kosovë, derisa Thaçi dhe Hoti thanë se do ta respektojnë.

    “Përgjigjja e Gjykatës Kushtetuese për të dhënë kohë për diskutime tregon sundimin e ligjit të Kosovës në punë. Ne gjithashtu mirëpresim thirrjet e liderëve politikë dhe institucionalë për të respektuar Gjykatën Kushtetuese dhe proceset e saj”, thuhet në njoftimin e Ambasadës së SHBA-së në Prishtinë në Twitter.

    Dje, Gjykata, në mbështetje të nenit 116.2 të Kushtetutës, të nenit 27 të Ligjit për Gjykatën Kushtetuese dhe të rregullit 57 të Rregullores së punës, më 1 maj 2020, me shumicë votash, vendosi të miratojë masën e përkohshme në kohëzgjatje deri më 29 maj 2020 nga data e nxjerrjes së këtij vendimi.

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!