×
  • Lajme
  • Lajme

    Ambasada amerikane pas vizitës së Grenell në Kosovë e Serbi: Palët të punojnë ngushtë për zgjidhje të shpejtë

    Reporteri
    10 Tetor 2019 | 17:43

    Ambasada e Shteteve të Bashkuara të Amerikës në Prishtinë në një kumtesë për media kanë dhënë detaje rreth vizitës së ambasadorit Richard Grenell në Prishtinë dhe Beograd përgjatë 9 dhe 10 tetorit.


    Në këtë kumtesë thuhet se në Prishtinë, Grenell ka takuar presidentin Hashim Thaçi, dhe krerët e partive politike, Albin Kurtin, Isa Mustafën, Vjosa Osmanin, Kadri Veselin e Ramush Haradinajn.

    Ndërkohë përgjatë vizitës në Beograd, ka takuar presidentin serb, Aleksander Vucic dhe kryeministren, Ana Bernabiq.

    Qëllim i kësaj vizite thuhet se është bërja bashkë e partnerëve të SHBA’së në Kosovë e Serbi për të gjetur një zgjidhje gjithëpërfshirëse për pikat e konfliktit në rajon.

    Në fund thuhet se Kosova dhe Serbia duhet të punojnë ngushtë dhe shpejtë për të ecur drejt të ardhmes.

    Komunikata e plotë e Ambasadës së SHBA’së në Prishtinë:

    Në vizitën e tij të parë zyrtare Kosovës dhe Serbisë me 9-10 tetor, ambasadori Richard Grenell u takua në Prishtinë me Presidentin e Kosovës, Hashim Thaçin, si dhe me udhëheqësit e partive politike, duke përfshirë Albin Kurtin, Isa Mustafën, Vjosa Osmanin, Kadri Veselin dhe Ramush Haradinajn, kurse në Beograd u takua me Presidentin a Serbisë, Aleksandar Vuçiqin dhe kryeministren Ana Bërnabiq. Ambasadori Grenell i filloi të dy ditët duke u takuar së pari me udhëheqësit e komunitetit afarist.

    Administrata e Presidentit Trump fuqimisht beson që zhvillimi ekonomik, krijimi i vendeve të punës për të rinjtë dhe rritja e mundësive tregtare luajnë rol kryesor në sigurimin e paqes së qëndrueshme.

    Qëllimi është për ti bërë bashkë partnerët tanë në Serbi dhe Kosovë për një zgjidhje gjithëpërfshirëse për pikat e konfliktit në rajon. Të dyja palët do të duhet të punojnë ngushtë dhe shpejtë duke shikuar nga e ardhmja.

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!