×
  • Lajme
  • Lajme / “Një për të gjithë, të gjithë për një”

    Ambasada amerikane publikon një video të themelimit të NATO-s, përmendet fokusi i 32 aleatëve për një agjendë të rëndësishme

    Reporteri
    11 Korrik 2024 | 11:29

    Ambasada amerikane në Prishtinë, ka shpërndarë një video të NATO-s, në 75-vjetorin e themelimit të saj e cila po ashtu është duke mbajtur Samitin në Washington, përcjell Reporteri.net.

    “Samiti historik i NATO-s vazhdon sot në Washington! Gjatë ditëve të fundit, 32 aleatë u fokusuan në një agjendë të rëndësishme”, thuhet në postimin e ambasadës amerikane.

    Kjo agjendë përfshinte:

    -Afirmimin e mbështetjes së palëkundur për Ukrainën

    -Forcimin e qëndrimit parandalues ​​dhe mbrojtës

    -Bashkëpunim me industrinë për rritjen e prodhimit dhe rritjen e bazës sonë industriale

    – Rritje e partneriteteve të Aleancës

    -Të sigurohet që aleatët të përmbushin angazhimet e tyre për të investuar në mbrojtjen e tyre, si dhe në mbrojtjen tonë kolektive

    “Një për të gjithë, të gjithë për një”, thuhet në mbishkrimin e videos së publikuar.

    Sekretari i Përgjithshëm i NATO-s Jens Stoltenberg, e ka thënë disa herë këtë thënie gjatë vizitave nëpër vendet që janë pjesë e NATO-s. Deklarata ekziston prej themelimit të NATO-s.

    Sot, Shtetet e Bashkuara njoftuan se do të nisin dislokimin e raketave me rreze të gjatë veprimi në Gjermani më 2026. Këtë njoftim e bënë sot dy shtetet gjatë takimit të aleancës së NATO-s. Ky konsiderohet një hap i madh që synon të luftojë, atë që aleatët e cilësojnë si kërcënimin në rritje që Rusia paraqet për Evropën.

    Sipas vendimit, Washingtoni do të dërgojë në Gjermani armët më të fuqishme amerikane që do të vendosen në kontinentin evropian që nga Lufta e Ftohtë dhe ky vendim po shihet si paralajmërim i qartë për presidentin rus, Vladimir Putin.

    Në deklaratën e përbashkët të lëshuar nga SHBA-ja dhe Gjermania u tha se “dislokimet episodike” ishin përgatitje për stacionim afatgjatë në Evropë të aftësive ushtarake që përfshijnë raketat SM+6, Tomahawk dhe dislokimin e armëve hipersonike me rreze të gjatë veprimi.

    Presidenti amerikan, Joe Biden, mirëpriti partnerët dhe aleatët e NATO-s në një darkë në Shtëpinë e Bardhë të mërkurën, për të festuar, siç tha ai, “aleancën më të madhe që bota ka pasur ndonjëherë”./Reporteri.net/.

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!