Ambasada e Shteteve të Bashkuara të Amerikës në Kosovë ka deklaruar edhe një herë rëndësinë e dialogut të lehtësuar nga Bashkimi Evropian në mes Kosovës dhe Serbisë.
Nga SHBA është thënë se dialogu është mekanizmi kryesor për të adresuar normalizimin gjithëpërfshirës të marrëdhënieve në mes dy shteteve.
“Pas javëve të fundit të tensionit në veri të Kosovës, ne inkurajojmë të dyja palët që të angazhohen në de-përshkallëzimin e vazhdueshëm dhe të qëndrueshëm dhe të shmangin veprimet që kërcënojnë stabilitetin”, thuhet nga ambasada amerikane.
Njëashtu u tha se mirëpresin dhe mbështesin angazhimin e Ksoovës për të luftuar korrupsionin dhe krimin e organizuar.
“Ritheksojmë se dhuna kundër civilëve, gazetarëve, policisë ose autoriteteve të tjera është e papranueshme”.
Reporteri.net është gazetë online e lajmeve nga vendi dhe bota. Qëllim kryesor ka informimin e drejtë, të paanshëm dhe të shpejtë. Reporteri.net, në pronësi të “R Media L.L.C.”, është themeluar në mars të vitit 2019 dhe drejtohet nga gazetarët Bekim Kabashi dhe Mentor Gjergjaj.
E-Mail: info@reporteri.net
Marketing: marketing@reporteri.net
Adresa: Rr. UÇK, Nr. 102/11 10000 Prishtinë, Kosovë
© Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.