×
  • Lajme
  • Lajme

    Ambasada e Britanisë në Prishtinë dhe kryeministrja May urojnë për fillimin e Ramazanit

    Reporteri
    07 Maj 2019 | 11:05

    Ambasada e Britanisë në Prishtinë ka uruar të gjithë besimtarët myslimanë për fillimin e muajit të Ramazanit.


    Përmes një postimi në rrjetin social twitter, kanë shpërndarë edhe urimin e kryeministres së Britanisë, Theresa May.

    “Ramazani përfaqëson vlerat e paqes, reflektimit, devotshmërisë dhe humanitetit në univers. Të gjithë myslimanëve në Britani dhe gjithë botën, urime Ramazani” shkruan May.


    Përveç ambasadës Britanike muajin e Ramazanit besimtarëve ua ka uruar edhe ambasadori amerikan në Kosovë, Philip Kosnett.

    “Urimet më të mira për të gjithë ata që e shënojnë muajin e shenjtë të Ramazanit në Kosovë”, ka shkruar Kosnett në Twitter.

    I pari i shtetit amerikan në Kosovë, ka thënë se pret që të festojnë së bashku këtë festë gjatë këtij muaji.

    Pa uruar nuk kanë lënë as liderët e shtetit kosovarë, ata kanë drejtuar urime për myslimanët për muajin e shenjtë të Ramazanit. /Reporteri.net/

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2024. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!