Sot është mbajtur një ceremoni përkujtimore në nder të 23 vjetorit të masakrës së Reçakut.
Në këtë ceremoni të pranishëm kanë qenë edhe përfaqësues së Ambasadës së Italisë në Kosovë, shkruan Gazeta Online Reporteri.net.
Në një postim në Facebook, nga kjo Ambasadë kanë thënë se ende nuk është parë drejtësi për këtë masakër.
“Morëm pjesë në ceremoninë përkujtimore në 23 vjetorin e masakrës së #Reçakut. Më 15 janar 1999, 45 civilë të pafajshëm u vranë në një akt brutal, për të cilin ende nuk kemi parë drejtësi. Nuk duhet të harrojmë kurrë”, thuhet në postimin e tyre. /Reporteri.net/
Reporteri.net është gazetë online e lajmeve nga vendi dhe bota. Qëllim kryesor ka informimin e drejtë, të paanshëm dhe të shpejtë. Reporteri.net, në pronësi të “R Media L.L.C.”, është themeluar në mars të vitit 2019 dhe drejtohet nga gazetarët Bekim Kabashi dhe Mentor Gjergjaj.
E-Mail: info@reporteri.net
Marketing: marketing@reporteri.net
Adresa: Rr. UÇK, Nr. 102/11 10000 Prishtinë, Kosovë
© Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.