×
  • Lajme
  • Lajme

    Ambasada e Kosovës në Uashington citon deklaratën e Osmanit për SHBA-në: Partneri ynë i përhershëm

    Reporteri
    05 Prill 2021 | 8:03

    Nga Ambasada e Kosovës në Uashington kanë publikuar një pjesë të fjalimit të Vjosa Osmanit në seancën ku e njëjta është votuar presidente e Republikës së Kosovës.


    Nga ambasada kanë kujtuar deklaratën e saj për raportin e ngushtë me SHBA-në si partner strategjik i përhershëm i Kosovës.

    Gjithashtu, të njëjtët kanë publikuar edhe mesazhin që Osmani pati për të gjitha vajzat.

    “Kuvendi i Republikës së Kosovës e zgjodhi Dr. Vjosa Osmani-Sadriu Presidente të Republikës së Kosovës. Presidentja Osmani theksoi raportin tonë të ngushtë me Shtetet e Bashkuara të Amerikës si partner i ynë i përhershëm strategjik. Si gruaja e dytë presidente në historinë 13 vjeçare të shtetit tonë ajo ka dhënë një mesazh për vajzat: “Vajzat e kanë vendin vetëm aty ku ato dëshirojnë, aty ku ato çdo natë ëndërrojnë, aty për çka ato punojnë fort e me zell. Mos e ndalni hapin tuaj kurrë! Çdo gjë është e mundur e çdo ëndërr e juaja mund të bëhet realitet dhe për këtë duhet të besojmë bashkë fort”. Presidentja Vjosa Osmani-Sadriu ka përfunduar studimet e nivelit Master në Universitetin e Pittsburgh School of Law ‘05 dhe ka Doktoruar në vitin 2015”.

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2024. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!