Ambasada e Amerikës ka reaguar në lidhje me marrëveshjen e arritur mes Kosovës dhe Serbisë në lidhje me energjinë elektrike në veri.
Me anë të një komunikate për media, kjo ambasadë ka thënë se marrëveshja në fjalë është dëshmi se kur angazhim me kreativitet dhe fleksibilitet, përfitojnë qytetarët nga të dy vendet.
“SHBA u kërkon të dyja vendeve që të vazhdojnë të ndërtojnë këtë sukses përmes angazhimit urgjent dhe të hapur në Dialogun e lehtësuar nga BE”, thuhet në deklaratën e lëshuar nga SHBA.
Reagimi i plotë:
Marrëveshja e sotme e udhërrëfyesit për energjinë është dëshmi se kur Kosova dhe Serbia angazhohen me kreativitet dhe fleksibilitet, qytetarët në të dy vendet përfitojnë. SHBA u kërkon të dyja vendeve që të vazhdojnë të ndërtojnë këtë sukses përmes angazhimit urgjent dhe të hapur në Dialogun e lehtësuar nga BE.
Reporteri.net është gazetë online e lajmeve nga vendi dhe bota. Qëllim kryesor ka informimin e drejtë, të paanshëm dhe të shpejtë. Reporteri.net, në pronësi të “R Media L.L.C.”, është themeluar në mars të vitit 2019 dhe drejtohet nga gazetarët Bekim Kabashi dhe Mentor Gjergjaj.
E-Mail: info@reporteri.net
Marketing: marketing@reporteri.net
Adresa: Rr. UÇK, Nr. 102/11 10000 Prishtinë, Kosovë
© Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.