×
  • Lajme
  • Lajme

    Ambasada zvicerane në Kosovë: Zvicra kontribuoi në krijimin e 500 vendeve të reja të punës

    Reporteri
    17 Tetor 2022 | 13:33

    Ambasada zvicerane në Kosovë ka bërë të ditur se gjatë këtij viti ka krijuar 500 vende të reja të punës në sektorin privat në vend.

    Përmes një njoftimi në Facebook, Ambasada e Zvicrës ka thënë se vendet e reja të punës janë krijuar në sektorët e ushqimit dhe përbërësve natyrorë dhe turizmit.

    “Zvicra vazhdon të mbështesë krijimin e vendeve të punës dhe rritjen e sektorit privat në Kosovë. Vetëm këtë vit, Zvicra kontribuoi në krijimin e 500 vendeve të reja të punës në sektorët e ushqimit dhe përbërësve natyrorë dhe turizmit”, thuhet në njoftimin e ambasadës.

    Në njoftim thuhet se gratë nga komuniteti jo-shumicë përbëjnë gjysmën e të punësuarve.

    “Ne jemi të inkurajuar nga fakti që gratë dhe komunitetet jo-shumicë përbëjnë gjysmën e të punësuarve në këto vende të reja pune”, thuhet mes tjerash aty.

    Postimi i plotë në gjuhën angleze:

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!