×
  • Lajme
  • Lajme

    Ambasadorët e QUINT-it i shkojnë në zyre presidentes Osmani, të pranishëm edhe Kurti e Konjufca

    Reporteri
    12 Mars 2024 | 15:21

    Ambasadorët e vendeve të QUINT-it i kanë shkuar sot në zyre Presidentes së Kosovës, Vjosa Osmani.

    Gazeta Online Reporteri.net merr vesh se në këtë takim të pranishëm janë edhe Kryeministri Albin Kurti dhe Kryeparlamentari Glauk Konjufca

    Takimi po zhvillohet një ditë para se në Prishtinë të jetë për vizitë i dërguari i posaçëm i Shteteve të Bashkuara për Ballkanin Perëndimor, Gabriel Escobar.

    Emisari amerikan ka paralajmëruar se në Prishtinë do të diskutojë me liderët e qeverisë për dialogun si dhe çështjen e dinarit. /Reporteri.net/

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!