Pas takimit që zhvilluan sot ambasadorët e pesë vendeve të QUIN-it dhe ai i BE-së zhvilluan me kryeministrin në detyrë Albin Kurti, është deklaruar ambasadori britanik Jonathan Hargreaves.
Hargreaves ka thënë se e ka inkurajuar Kurtin për formimin e qeverisë së re.
Ai tha se krijimi i qeverisë së re për të vepruar në interes të Kosovës dhe popullit të saj duke bërë progres në çështjet jetike, siç është zhbllokimi i financimit dhe procedimi drejt integrimit euro-atlantik.
“Sot pasdite e takova kryeministrin në detyre Albin Kurti me ambasadorët e tjerë të QUINT’-t. E inkurajova për formimin sa më të shpejtë të qeverisë së re për të vepruar në interes të Kosovës dhe popullit të saj duke bërë progres në çështjet jetike, siç është zhbllokimi i financimit dhe procedimi drejt integrimit euro-atlantik.”, ka shkruar Hargreaves.