×
  • Lajme
  • Lajme

    Ambasadori amerikan dënon gjuhën e ashpër politike në Kosovë: Përqendrohuni te faktet, jo te fyerjet

    Reporteri
    17 Prill 2020 | 10:05

    Ambasadori amerikan në Kosovës, Philip Kosnett ka thënë se në situatën në të cilën ndodhet Kosova, ashtu si edhe të gjitha shtetet në botë, duhet të distancohet nga retorika e ashpër politike.


    Kosnett ka thënë se një retorikë e tillë shpesh shpesh zbret në racizëm, seksizëm dhe homofobi, shkruan Reporteri.

    Ai u ka bërë thirrje liderëve politikë të vendit që të dekurajojnë një gjuhë të tillë.

    “Retorika politike në Kosovë – si në vendet e tjera – shpesh zbret në racizëm, seksizëm dhe homofobi. Kjo i bën më pak të respektuar ata që bëjnë sulme të tilla dhe ata që i tolerojnë. Drejtuesit kanë një përgjegjësi të dekurajojnë këtë shëmtinë. Përqendrohuni te faktet, jo te fyerjet”, ka shkruar Kosnett.

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!