Ambasadori i Shteteve të Bashkuara të Amerikës (ShBA) në Kosovë, Jeffrey Hovenier në Ditën Ndërkombëtare të Romëve ka thënë se ky komunitetet po përballet me sfida dhe diskriminim në shoqëri.
Hovenier përmes një postimi në rrjetin social në Twitter ka shkruar se duhet të bëhet më shumë që komuniteti romë i Kosovës të kenë qasje të barabartë në arsim, punësim dhe shërbime qeveritare.
“Dita Ndërkombëtare e Romëve, ne festojmë trashëgiminë e pasur të komunitetit rom, duke pranuar sfidat dhe diskriminimin me të cilin ata vazhdojnë të përballen. Mbetet për t’u bërë më shumë për të siguruar që romët e Kosovës të kenë qasje të barabartë rome”, ka shkruar ndër të tjera ambasadori amerikan në Kosovë.
Reporteri.net është gazetë online e lajmeve nga vendi dhe bota. Qëllim kryesor ka informimin e drejtë, të paanshëm dhe të shpejtë. Reporteri.net, në pronësi të “R Media L.L.C.”, është themeluar në mars të vitit 2019 dhe drejtohet nga gazetarët Bekim Kabashi dhe Mentor Gjergjaj.
E-Mail: info@reporteri.net
Marketing: marketing@reporteri.net
Adresa: Rr. UÇK, Nr. 102/11 10000 Prishtinë, Kosovë
© Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.