×
  • Lajme
  • Lajme

    Ambasadori amerikan i pari që e uron Presidenten Vjosa Osmani, i përgëzon edhe deputetët që e votuan atë

    Reporteri
    04 Prill 2021 | 19:48

    Ambasadori amerikan, Philip Kosnett, ka uruar menjëherë në Twitter, Vjosa Osmanin, për zgjedhjen e saj Presidente të re të Kosovës.


    Në urimin e tij ai ka përgëzuar edhe deputetët që morën pjesë në votim.

    “Përgëzime për Vjosa Osmanin për zgjedhjen e saj si Presidente, dhe për ata deputetë që kryen detyrën e tyre si anëtarë të Kuvendit. SHBA mbetet e përkushtuar për partneritet të ngushtë me Republikën e Kosovës, për të ndërtuar një të ardhme të paqes, drejtësisë dhe prosperitetit për të gjithë qytetarët”, ka shkruar ai.

    Vjosa Osmani ka arritur që në rundin e tretë të votimit në Kuvend, me 71 vota, të zgjidhet Presidentja e gjashtë e Republikës së Kosovës. Ajo është betuar në Kuvend, para deputetëve, që e votuan atë për presidente. /Reporteri.net/.

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!