Instituti për Siguri, Integrim dhe De-radikalizim (INSID) ka mbajtur forumin virtual në lidhje me sfidat e të kthyerve nga Siria të akuzuarve të burgosur për terrorizëm dhe kërcënimet nga radikalizmi i dhunshëm ekstremist.
Ambasadori amerikan, Philip Kosnett, theksoi se shumica e personave që kanë marrë rrugën për në vatrat e luftës e kanë bë për një jetë më të mirë. Në këtë drejtim ai tha se ka ndikuar edhe niveli i korrupsionit.
Kossnet theksoi se ShBA-ja ka pasur përvoja të njëjta edhe me shtetet e tjera, transmeton Reporteri.net.
“Ne kemi pasur përvojë edhe me vendet e tjera sa i përket ekstremizmit. Shumë kanë shkuar për standarde jetësore, zhvillimin ekonomik i cili ka ndikuar të këta, por korrupsioni arsyeje tjetër të cilët kanë marrë këtë rrugëtim”, ka thënë Kosnett.
Nexhat Behluli i kthyeri nga Siria, tha se pas kthimit është i përkushtuar për mos të lejuar shkuarjen e qytetarëve të tjerë.
Ai tha se përveç organizatës INSID deri më tani nuk kanë pasur përkrahje prej shtetit.