×
  • Lajme
  • Lajme

    Kosnett kundër emërimit të Sylejman Selimit si ambasador

    Reporteri
    03 Maj 2019 | 17:31

    Reagimet e ambasadorit amerikan në Kosovë, Philip Kosnett, po vazhdojnë për shumë emërime të institucioneve të Kosovës. Ai ka klasifikuar sot tri veprime nga drejtësia, politika dhe policia. E ka kundërshtuar emërimin e Sylejman Selimit ambasador, e ka kritikuar hedhjen poshtë të aktakuzës për gaz lotsjellës.


    Ambasadori amerikan e quan diskurajues hedhjen poshtë të aktakuzës për hedhjen e gazit lotsjellës para dy vjetëve në Kuvend, nga opozita e atëhershme e përbërë nga Vetëvendosje, AAK e Nisma.

    “Dekurajuese të shohësh që një akuzë dy vjeçare për hedhjen e gazit lotjsellës në Kuvend është hedhur poshtë nga prokurorët, pavarësisht pranimit të fajësisë dhe dëshmive të gatshme. Praktikat e gjykimit të drejtë nga prokurorët kërkojnë profesionalizëm dhe përgatitje”, ka shkruar Kosnett në Twitter.

    Ai tutje ka pyetur se cili është mesazhi që e jep Kosova, nëse emëron ambasador një të dënuar për krime lufte. Diplomati amerikan aludon për emërimin e Sylejman Selimit ambasador të Kosovës në Shqipëri.

    “Çfarë mesazhi dërgon Kosova në botë kur propozon një të dënuar për krime lufte si Ambasador? A tregon kjo respektim të respektimit të ligjit ? Ne kundështojmë fuqishëm një vendim të tillë. Presim e shohim”, ka shkruar ambasadori.

    Ndërkaq, Kosnettin e ka gëzuar vetëm ngritja në detyrë e dy grave oficere në Policinë e Kosovës si kolonele.

    “Me gradimin e fundit të dy oficereve në si kolonele – Policia e Kosovës dyfishon numrin e grave në nivel të lartë. Përgëzimepër oficceret dhe udhëheqjen e Policisë së Kosovës për vazhdimin e ngritjes së rolit të grave në institucionet kosovare. Kosova ka sukses kur gratë udhëheqin”, ka shkruar diplomati amerikan në Kosovë.

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2024. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!