×
  • Lajme
  • Lajme

    Ambasadori Amerikan në Britani mahnitet nga pritja që iu bë ekipit të Anglisë në Kosovë

    Reporteri
    19 Nëntor 2019 | 12:37

    Përfaqësuesja e Kosovës të dielën  ishte nikoqire e Anglisë në kuadër të ndeshjes së fundit eliminatore për ‘Euro 2020’.


    Mikpritja e kosovarëve për tifozët anglez u bë lajmë në të gjitha mediat botërore.

    I mahitur me këtë shprehur, Ambasadori i SHBA-së në Britani të Madhe, Woody Johnson.

    Përmes një postimi të publikuar në rrjetin social ‘Twitter’, Johnson ka lavdëruar kosovarët për mikpritjen dhe respektin ndaj anglezëve në fundjavë.

    “I mbërthyer me disa momente të jashtëzakonshme nga ndeshja Kosova-Angli këtë vikend. Mirënjohja e popullit të Kosovës për lirimin e vendit të tyre nga forcat e NATO’s mbetët e madhe, edhe pas 20 vjetësh. Një deklaratë e fuqishme në të mirën që mund ta bëjmë kur veprojmë së bashku”, ka shkruar Johnson në ‘Twitter’.

    Ndryshe, Kosova u mposhtë të dielën nga Anglia me rezultat 0:4 në ndeshjen e vlefshme për grupin A. /Reporteri.net

     

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!