×
  • Lajme
  • Lajme

    Ambasadori amerikan ua “tërheqë veshin” politikanëve: S’ndihmohet arritja e marrëveshjes kështu

    Reporteri
    23 Shtator 2019 | 10:40

    Ambasadori amerikan në Beograd, Kyle Scott, në fund të mandatit të tij trevjeçar, ka thënë se Serbia dhe SHBA-ja nuk ndajnë të njëjtin qëndrim për Kosovën, por pajtohen se e vetmja rrugë përpara është vazhdimi i dialogut dhe arritja e një marrëveshjeje të ndërsjellë për normalizim.


    “SHBA-ja kohë më parë ka emëruar emisarin e posaçëm për Ballkanin Perëndimor dhe ai është i përkushtuar që të ndihmojë të dy palët në mënyrë që të ecin përpara. Mirëpo, mos prisni nga SHBA-ja që të dëshirojë më shumë se ju vetë në rajon”, tha Scott në një intervistë për të përditshmen serbe “Blic”.

    Ai ka përsëritur se Serbia duhet të ndalojë së lobuari nga shtetet që të tërheqin njohjet e Kosovës dhe ka shtuar se nuk e kupton se si mund të ndihmojë arritjen e një marrëveshjeje përulja e partnerëve në bisedime.

    “Fushata për tërheqjen e njohjeve nuk ndihmon që dy palët të kthehen në tavolinë e bisedimeve, hiç më pak sesa taksa të cilën e ka ngritur Kosova”, ka thënë ambasadori në largim i SHBA-së në Serbi, Kyle Scott.

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2024. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!