Ambasadori i Shteteve të Bashkuara të Amerikës (SHBA)në Kosovë, Philip Kosnett ka uruar qytetarët e Kosovës për 13 vjetorin e Pavarësisë.
Kosnett përmes një postimi në Twitter ka shkruar se partneriteti i SHBA-Kosovë mbetet i palëkundur.
Sipas tij, SHBA është pranë njerëzve të Kosovës.
“Ndërsa festojmë Ditën e Pavarësisë së Kosovës, partneriteti SHBA-Kosovë mbetet i palëkundur. Ne jemi pranë njerëzve të Kosovës ndërsa ju punoni për të ndërtuar një shtëpi të drejtë, paqësore dhe të begatë për të gjithë qytetarët e Kosovës”, ka shkruar Kosnett në Twitter.
As we celebrate Kosovo’s Independence Day, the U.S.-Kosovo partnership remains unshakeable. We stand by the people of #Kosovo as you work to build a just, peaceful, & prosperous home for all Kosovo’s citizens. 🇺🇸🇽🇰 #kosovo13 pic.twitter.com/pz1M7wqKF7
— Ambassador Jeff Hovenier (@USAmbKosovo) February 17, 2021
17 shkurti 2021 shënon ditën kur shteti i Kosovës mbush 13 vjet prej kur është shpallur i pavarur.
Të dielën e 17 shkurtit 2008 në orën 15:39 në Kuvendin e Kosovës u lexua Deklarata e Pavarësisë.
Nga ai çast, Kosova u shpall e pavarur derisa në Ballkan u konfirmua edhe një shtet i ri.
Kosova e pavarur menjëherë nisi të njihej nga shtetet mike.
Ky proces u bë i zakonshëm në ditët e para pas pavarësisë, ndërsa deri më tash Kosovën e kanë njohur 117 shtete.
Vendi i fundit që e njohu Kosovën është Izraeli.