×
  • Lajme
  • Lajme

    Ambasadori britanik pas takimit me Haradinajn: Biseduam për kandidaturën për President

    Reporteri
    13 Shkurt 2021 | 14:45

    Ambasadori Abbott në një postim në Twitter ka treguar se ka takuar kreun e Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës (AAK), Ramush Haradinaj.


    Ai tha se në takim bisedoi me Haradinajn për planet e tij si një kandidat për President të Kosovës dhe për të dëgjuar për pritshmëritë e AAK-së në zgjedhjet që do të mbahen nesër.

    Nga ana tjetër, kreu i AAK-së njoftoi në Facebook për takimin që zhvilloi por nuk preferoi të flasë lidhur me temën e zgjedhjeve për të cilën bisedoi me ambasadorin britanik, duke u treguar i kujdesshëm që të mos thyej rregullin e heshtjes zgjedhore.

     

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!