Sot gjatë ditës ambasadori i Britanisë në Prishtinë, Nicholas Abbott, u pa duke dalë nga zyrat e Lidhjes Demokratike të Kosovës. E vizita e Abbott pak para nisjes së mbledhjes së Kryesisë së kësaj partie ngjalli kureshtje, shkruan Reporteri.net.
Për arsyen e vizitës ka folur vet i pari i Ambasadës së Britanisë në Prishtinë.
Në një postim në facebook, Abott ka treguar se ka takuar Isa Mustafën e Lutfi Hazirin.
“Këtë pasdite takova Isa Mustafën dhe Lutfi Hazirin. Diskutuam rezultatin e zgjedhjeve dhe perspektivat e së ardhmes së LDK-së”, shkroi Abbott në rrjetin social Facebook, përcjellë Reporteri.net.
Kujtojmë që LDK është renditur e treta në zgjedhje duke marrë vetëm 13% të votave.
Pas rezultatit të dobët, dorëheqje nga drejtimi i partisë ka dhënë Isa Mustafa dhe e gjithë kryesia e LDK-së.
Reporteri.net është gazetë online e lajmeve nga vendi dhe bota. Qëllim kryesor ka informimin e drejtë, të paanshëm dhe të shpejtë. Reporteri.net, në pronësi të “R Media L.L.C.”, është themeluar në mars të vitit 2019 dhe drejtohet nga gazetarët Bekim Kabashi dhe Mentor Gjergjaj.
E-Mail: info@reporteri.net
Marketing: marketing@reporteri.net
Adresa: Rr. UÇK, Nr. 102/11 10000 Prishtinë, Kosovë
© Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.