Ambasadori britanik, Nicholas Abbott së bashku me Kryesuesin e Departamentit Politik në Ambasadën Britanike, Samuel Paice kanë vizituar sot zyret e Lëvizjes Vetëvendosje. Aty janë pritur nga kryetari i këtij subjekti Albin Kurti si dhe anëtaren e kryesisë, Fitore Pacolli.
Abbot e ka uruar Kurtin për fitoren në zgjedhje si dhe i ka siguruar atij se Mbretëria e Bashkuar do të vazhdojë të përkrahë Republikën e Kosovës. Po ashtu, përveç luftimit të korrupsionit, do të krijohet mbështetje në krijimin e ksuhteve të reja për investime dhe mundësi për të rinjë në vend.
“Z. Kurti e falënderoi ambasadorin Abbott për përkrahjen e deritanishme të Mbretërisë së Bashkuar dhe shprehu bindjen se me qeverinë e re bashkëpunimi mes dy vendeve tona vetëm sa do të thellohet. Kryetari Kurti e njoftoi ambasadorin se prioritet i qeverisë së re do të jetë zvogëlimi i pushtetit për forcim të shtetit, drejtësia institucionale e ligjore dhe zhvillimi ekonomik e punësimi. Sa i përket procesit zgjedhor, ai tha se nevojitet adresimi i parregullsive dhe shkeljeve që e përcollën atë në komunat me shumicë serbe si dhe fillimi i dialogut nga poshtë me serbët lokal që jetojnë në Kosovë”, thuhet në faqen e Lëvizjes Vetëvendosje.
Reporteri.net është gazetë online e lajmeve nga vendi dhe bota. Qëllim kryesor ka informimin e drejtë, të paanshëm dhe të shpejtë. Reporteri.net, në pronësi të “R Media L.L.C.”, është themeluar në mars të vitit 2019 dhe drejtohet nga gazetarët Bekim Kabashi dhe Mentor Gjergjaj.
E-Mail: info@reporteri.net
Marketing: marketing@reporteri.net
Adresa: Rr. UÇK, Nr. 102/11 10000 Prishtinë, Kosovë
© Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.