Ambasadori gjerman në Kosovë, Christian Heldt ka përshëndetur futjen e kamionëve të parë me mallra nga Bosnja e Hercegovina në Kosovë që nga heqja e tarifës ndaj këtij shteti më 1 prill.
Heldt ka reaguar në Twitter ndaj postimit të Përfaqësuesit të Posaçëm të Bashkimit Evropian në Bosnje dhe Hercegovinë, Johann Sattler, pasi ky i fundit shkroi se kamionët e parë nga ky shtet që nga heqja e taksës janë futur në Kosovë.
“Pajtohem plotësisht. Madje edhë më i lumtur kur shpresoj që të shoh edhe lëvizjen anasjelltas shumë shpejt. Nuk duhet të jetë e një anshme kur flasim për bashkëpunim. Poashtu njerëzit të kenë mundësi të udhëtojnë dhe të vizitojnë pas krizës me COVID-19. Takimet personale fillojnë ta bëjnë ndryshimin”, ka shkruar Heldt në Twitter.
Ndryshe, Qeveria Kurti vendosi që nga 1 prilli të largohet taksa 100% dhe në vend të saj të nisin disa masa të reciprocitetit.
Reporteri.net është gazetë online e lajmeve nga vendi dhe bota. Qëllim kryesor ka informimin e drejtë, të paanshëm dhe të shpejtë. Reporteri.net, në pronësi të “R Media L.L.C.”, është themeluar në mars të vitit 2019 dhe drejtohet nga gazetarët Bekim Kabashi dhe Mentor Gjergjaj.
E-Mail: info@reporteri.net
Marketing: marketing@reporteri.net
Adresa: Rr. UÇK, Nr. 102/11 10000 Prishtinë, Kosovë
© Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.