×
  • Lajme
  • Lajme

    Ambasadori gjerman, italian e britanik urojnë Albin Kurtin

    Reporteri
    22 Mars 2021 | 20:51

    Me 67 vota për, Albin Kurti është zgjedhur kryeministër i ri i Kosovës. Atë e kanë uruar përfaqësuesit diplomatikë nga Mbretëria e Bashkuar, Italia e Gjermania.


    Nicholas Abbott nga Mbretëria e Bashkuar ka thënë se pret të punojë me qeverinë për prioritete të përbashkëta.

    “Urime Albin Kurti për emërimin tuaj Kryeministër. Unë pres që të punoj me ju dhe qeverinë tuaj për prioritete të shumta të përbashkëta mes Kosovës dhe Mbretërisë së Bashkuar”, ka shkruar ambasadori britanik, Abbott.

    Kurtin e ka uruar edhe ambasadori gjerman.

    “Urime Albin Kurtit dhe kabinetit të tij për zgjedhjen e suksesshme si Kryeministër dhe formimin e Qeverisë së Republikës së Kosovës!”, ka shkruar ambasadori gjerman, Jorn Rohde.

    Kurse ai italian po ashtu ka thënë se pret që në Qeverinë Kurti të forcohet partneriteti mes Italisë dhe Kosovës.

    “Urime Kryeministrit të ri të Kosovës, Albin Kurtit dhe Qeverisë së tij. Unë i uroj atyre sukses dhe shpresoj të punojmë së bashku për të forcuar partneritetin midis vendeve tona edhe më shumë”, ka shkruar Nicola Orlando.

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2024. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!