×
  • Lajme
  • Lajme

    Ambasadori gjerman: Kosova i takon Këshillit të Evropës

    Reporteri
    13 Maj 2022 | 14:10

    Ambasadori i Gjermanisë në Kosovës, Jorn Rohde, ka mirëpritur aplikim e Kosovës për anëtarësim në Këshillin e Evropës.

    Rohde vlerëson se Kosova i takon Këshillit të Evropës teksa uron gjithë të mirat në procesin e anëtarësimit.

    “Mezi presim ta shohim Kosovën si pjesë të Këshillit të Evropës, në familjen që punojnë së bashku për të promovuar të drejtat e njeriut, demokracinë dhe sundimin e ligjit. Kosova i takon Këshillit të Evropës. Gjitha të mirat në procesin e aplikimit për anëtarësim”, ka shkruar Rohde në Twitter.

    Kujtojmë se edhe grupi parlamentar më i madh opozitar në Gjermani, CDU/CSU, ka kërkuar nga qeveria gjermane mbështetje aktive për anëtarësimin e Kosovës në Këshillin e Evropës.

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!