×
  • Lajme
  • Lajme

    Ambasadori gjerman për çështjen presidentit: Deputetët ta ndjekin shembullin e LDK-së, e paimagjinueshme të rrezikohet shkuarja në zgjedhje

    Reporteri
    31 Mars 2021 | 11:25
    Jorn Rohde, ambasador i Gjermanisë në Kosovë

    Ambasadori gjerman në Kosovë, Jorn Rohde e ka quajtur veprim të pëlqyeshëm vendimin e Lidhjes Demokratike të Kosovës për të marrë pjesë në procesin zgjedhor për presidentin e ri.


    Rohde në një postim në Twitter shpreson që të gjithë deputetët vendon interesin e qytetarëve mbi ato politike.

    Ambasadori gjerman më tej thotë se nuk mund të imagjinoj që të rrezikohet mbajtja e zgjedhjeve të reja në këtë kohë pandemie.

    “E lavdërueshme që LDK do të marrë pjesë në procesin zgjedhor për një president të ri. Shpresojmë që të gjithë deputetët e zgjedhur do të ndjekin këtë shembull dhe vendosin nevojat e qytetarëve të Kosovës mbi ato politike. Unë nuk mund ta imagjinoj mbajtjen e zgjedhjeve të reja në mes të valës së pandemisë…”, shkruan Rohde në Twitter.

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2024. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!