×
  • Lajme
  • Lajme

    Ambasadori Hill zbulon bisedën me Vuçiqin në natën kritike: Për tokë e gra kanë nisur luftëra, por jo për targa

    Reporteri
    12 Gusht 2022 | 15:55

    Prestigjiozja amerikane New York Times ka intervistuar presidentin serb Aleksander Vuçiq pas tensioneve të 31 korrikut në veri. NYT ka biseduar edhe me përfaqësuesin e misionit diplomatik të ShBA-së në Serbi, Christopher Hill, i cili ka rrëfyer episodin se çfarë i ka thënë presidentit serb, në ditën kritike në veri.

    Ambasadori Hill i ka thënë gazetës amerikane se nuk e konsideronte të mundur konfliktin e armatosur Kosovë-Serbi megjithatë Vuçiqit i ka thënë se do të ishte lufta e parë që nisë për targa të veturave.

    “Për qetësi ka bërë thirrje edhe zoti Hill, ambasadori i SHBA-së. Në një intervistë në kryeqytetin serb Beograd, Hill tha se ndërsa ai e konsideronte të pamundur konfliktin e armatosur, ai i kishte thënë zotit Vuçiq: “Luftërat kanë filluar për tokën, paratë, madje edhe për një grua të bukur. Por kjo do të ishte lufta e parë që kam dëgjuar ndonjëherë për të filluar me një targë”, thuhet në raportimin e New York Times.

    Ambasadori i Amerikës në Serbi, Christopher R. Hill, një ndërmjetësues veteran në diplomaci, emërimi i të cilit sinjalizoi ankthin e shtuar të Uashingtonit për Ballkanin, tha se Rusia, duke ofruar vetëm “shantazh ekonomik” dhe “kaos në të gjithë rajonin”, kishte gjetur pak mbështetës.

    New York Times analizon Vuçiqin: Putin po e shfrytëzon presidentin serb për të shkaktuar trazira në Kosovë e rajon

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!