×
  • Lajme
  • Lajme

    Ambasadori i Britanisë së Madhe tregon se cilën parti politike e përkrahë

    Reporteri
    05 Tetor 2019 | 23:16

    Ambasadori i Britanisë së Madhe në Kosovë, Nicholas Abbott ka thënë se Mbretëria e Bashkuar nuk përkrah asnjë parti politike apo kandidat, por e përkrah të drejtën e qytetarit kosovar për të votuar lirshëm, njofton Klan Kosova.


    “Sot nuk jam në Prishtinë, dhe kjo është një mundësi e mirë për mua që të flas me njerëz për të drejtën e shprehjes së lirë. Shembulli më i mirë i kësaj është liria e juaj që nesër të zgjedhni lidershipin e Kosovës.

    Mbretëria e Bashkuar nuk përkrah asnjë parti politike ose kandidat; por ju përkrah juve dhe të drejtën tuaj për të votuar të lirë dhe pa kërcënime”.

    Në reagimin e tij në Facebook, Nicholas Abbott ka shtuar se vota ka shumë rëndësi dhe ka inkurajuar të gjithë personat me të drejtë vote që më 6 tetor të vendosin lirshëm për liderishipin e vendit.

    “Është lehtë të jesh skeptik dhe cinik. Të mendoni që vota e juaj nuk ka rëndësi dhe nuk do të bëjë ndonjë ndryshim. Kjo nuk është e vërtetë, sepse në çdo demokraci, akti i votimit, i pjesëmarrjes, i zgjedhjes ose ndryshimit se kush do të ju udhëheq, ka rëndësi.

    I inkurajoj të gjithë personat me të drejtë vote që të votojnë nesër, dhe ta bëjnë këtë me shpresë dhe kurajo”.

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!