×
  • Lajme
  • Lajme

    Ambasadori i Francës në Kosovë: Aktet e frikësimit janë shqetësuese – dialogu është rruga përpara

    Reporteri
    07 Dhjetor 2022 | 11:17

    Ambasadori i Francës në Kosovë, Olivier Guerot ka reaguar pas sulmeve në veri, duke thënë se aktet e frikësimit janë shqetësuese, dhe se dialogu është rruga për të vazhduar para, shkruan Gazeta Online Reporteri.net.

    “Aktet e frikësimit janë shumë shqetësuese. Dialogu është rruga përpara”, ka shkruar Guerot në një postim të bërë në Twitter.

    Gjithashtu ambasadori i Francës në Kosovës ka shpërndarë edhe deklaratën e shefit të EULEX, Lars-Gunnar Wigemark, i cili tha se EULEX do të vazhdojë të monitorojë situatën në koordinim të ngushtë me Policinë e Kosovës dhe KFOR-in.

    Ai theksoi se çdo protestë duhet të jetë paqësore ka bërë thirrje për përmbajtje.

    Pasditen e së martës, incidente të njëpasnjëshme ndodhën Zubin Potok dhe Mitrovicë të Veriut, derisa zyrtarët policorë po i shoqëronin autoritetet zgjedhore në këto dy komuna, të banuara me shumicë serbe.

    Policia tha se persona, grupe dhe të dyshuar të maskuar, dëmtuan zyrat e komisioneve komunale zgjedhore në veri të Kosovës.

    Sipas këtij institucioni, në këto incidente janë përdorur “mjete të rrezikshme, përfshirë granata dore të prodhimit jugosllav”, shkruan Gazeta Online Reporteri.net.

    Sulmet ndodhën në ditën kur zyrtarët e Komisionit Komunal Zgjedhor shkuan në veri për t’u përgatitur për zgjedhjet e jashtëzakonshme në komunat veriore pas dorëheqjes së serbëve nga institucionet e Kosovës.

    Reagime pati kryeministrin Albin Kurti, i cili paralajmëroi shtim të forcave policore në veri, ndërsa fajësoi presidentin serb Aleksandar Vuçiq për orkestrimin e tyre.

    Kurti ka paralajmëruar prezencë më të shtuar policore atje, derisa ka thënë se “Qeveria e Kosovës as s’bën pazare me to dhe as s’i duron” bandat kriminale.

    Sipas Kurtit, këto banda paguhen nga Serbia e dirigjohen nga presidenti serb, Aleksandër Vuçiq./Reporteri.net/

    U përdorën granata dore të prodhimit jugosllav, zyret e KKZ-së u demoluan tërësisht – krejt çka ndodhi dje në Veri

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2024. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!