×
  • Lajme
  • Lajme

    Ambasadori i Kosovës në Gjermani: Askush s’do të penalizohet, përkundër skadimit të vizave

    Reporteri
    17 Mars 2020 | 22:03

    Shtetasit e Kosovës që aktualisht ndodhen në Gjermani nuk duhet të shqetësohen në rast se u skadojnë pasaportat apo vizat.


    Kështu ka thënë në mbrëmjen e së mërkurës ambasadori i Kosovës në Gjermani, Beqë Cufaj.

    Gjatë një lidhjeje me Skype, në emisionin “Pressing”, në televizionin T7, Cufaj ka thënë se askush nuk do të penalizohet, përkundër skadimit të vizave – për shkak të bllokadës nga pandemia e koronavirusit.

    Cufaj ka thënë se ambasada e Kosovës në Gjermani, por edhe konsullatat, do të jenë në shërbimin e tyre për t’ua lehtësuar procedurat para kthimit në vendlindje, sapo një gjë e tillë të jetë e mundshme.

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2024. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!