×
  • Lajme
  • Lajme / "X"

    Ambasadori britanik në takim me Trendafilovën: Sikur në 1999 kur mbështetëm Kosovën, sot mbështesim Gjykatën Speciale

    Reporteri
    14 Maj 2025 | 17:28

    Ambasadori i Mbretërisë së Bashkuar në Kosovë, Jonathan Hargreaves, është takuar të mërkurën me kryetaren e Dhomave të Specializuara të Kosovës në Hagë, Ekaterina Trendafilova.

    Përmes një njoftimi në platformën “X”, ambasadori britanik theksoi përkushtimin e Mbretërisë së Bashkuar për mbështetjen e sundimit të ligjit në Kosovë, duke përfshirë edhe pavarësinë e Dhomave të Specializuara.

    “Sikurse në vitin 1999, kur Mbretëria e Bashkuar qëndroi përkrah Kosovës, edhe sot vazhdojmë ta mbështesim fuqimisht sundimin e ligjit dhe pavarësinë e kësaj gjykate si pjesë përbërëse e sistemit ligjor të Kosovës”, u shpreh Hargreaves.

    Ai theksoi se aftësia e kryetares Trendafilova për të komunikuar me qytetarët e Kosovës nuk duhet të kufizohet dhe se drejtësia duhet të jetë në qendër të procesit.

     

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!