×
  • Lajme
  • Lajme

    Ambasadori i ri amerikan takohet me Daciqin, nuk harrohet tema e Kosovës

    Reporteri
    28 Tetor 2019 | 14:28

    Ministri i Jashtëm i Serbisë, Ivica Daçiq, u takua sot me ambasadorin e ri amerikan në Beograd, Anthony Godfrey.


    Dacic e ka informuar përfaqësuesin e diplocisë amerikanë rreth pikëpamjeve të shtetit serb për çështjet aktuale të politikës së jashtme, transmeton Reporteri.net.

    Ministri serb nuk e ka lëshuar as këtë rast për të folur për Kosovën, të cilën temë e ka gjithmonë në tavolinë, dhe atë duke thurur plane kundër saj.

    “Ne kemi biseduar pak edhe për Kosovën, dhe natyrisht ata janë gjithmonë të interesuar nëse ne do të vazhdojmë të punojmë për tërheqjen e njohjeve,” i tha Daçiq mediave.

    Ndërkohë, diplomati amerikan akoma nuk ka folur për këtë takim, e as Dacic nuk tregoi qëndrimet e tij në këtë takim.

    Ndryshe, Ivica Dacic së fundmi është aktivizuar sërish për të folur për Kosovën, duke vazhduar ta kontesojtë pavarësinë e saj./Reporteri.net

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2024. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!