Ambasadori i Italisë në Kosovë, Nicola Orlando ka reaguar pas sulmit verbal që deputeti i LDK-së, Xhavit Ukaj, e bëri dje ndaj kryetares së Kuvendit, Vjosa Osmani.
Ambasadori italian ka thënë se përkeqësimi i vazhdueshëm i dinamikës politike është shqetësim i madh, veçanërisht kur liderët duhet të qëndrojnë së bashku për t’u përballur me pandeminë.
Ai u ka bërë thirrje politikanëve të spektrit politik në Kosovë që të ulin tonet dhe të bashkëpunojnë për të mirën e qytetarëve.
“Përkeqësimi i vazhdueshëm i dinamikës politike është shqetësim i madh, veçanërisht kur liderët duhet të qëndrojnë së bashku për t’u përballur me pandeminë. U bëj thirrje përsëri të gjithë politikanëve të ulin tonet dhe të bashkëpunojnë për të mirën e të gjithë qytetarëve. Ata janë shembull për popullin. Është koha për të qenë përgjegjës! ”, ka shkruar ai në Twitter.
Continued exacerbation of political dynamics is of great concern, especially when leaders must stand together to face pandemic. I renew call on all politicians to lower tones & cooperate for the good of all citizens. They set example for the people. It's time to be responsible!😷 https://t.co/ypwrsd60QJ
— Nicola Orlando (@nicolaorlando) July 11, 2020